Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Showbiz & Lifestyle

Luiz Ejlli reagon ashpër dhe mohon pjesëmarrjen në “Ferma VIP”: Boll më se nuk ka lezet

Shkruar nga Newsbomb
Luiz Ejlli reagon ashpër dhe mohon pjesëmarrjen në “Ferma
Luiz Ejlli

Fituesi i “Big Brother VIP 2”, Luiz Ejlli, ka reaguar në lidhje me lajmet që po qarkullojnë, ku thuhet se do jetë pjesë e programit “Ferma VIP’’.

Me një postim në platformën “Instagram”, këngëtari shprehet ashpër, duke shkruar se nuk do të jetë pjesë e programit “Ferma VIP”. Gjithashtu, në mbyllje të postimit, Ejlli u bën thirrje gjithë portaleve të mos shpërndajnë më lajme të rreme.

“Mendoja se do ndalonit, por jo! Ju bëj me dije se NUK kam folur kurrë me askënd, as ndonjë telefonatë në lidhje me atë fermën vip. Pra me pak fjalë, NUK do të jem në asnjë fermë, as nuk do të jem kandidat për ndonjë forcë politike. Boll se nuk ka më lezet!”, shkruan ai në rrjete sociale.

Luiz Ejlli reagon ashpër dhe mohon pjesëmarrjen në “Ferma
Postimi i tij

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese