Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Showbiz & Lifestyle

Luana Vjollca zbulon arsyen se përse nuk merr pjesë në intervista televizive

Shkruar nga Newsbomb
Luana Vjollca zbulon arsyen se përse nuk merr pjesë në intervista
Moderatorja e njohur, Luana Vjollca

Moderatorja e njohur, Luana Vjollca ka treguar arsyen se përse ajo ka vendosur që të mos marrë pjesë në intervista televizive.

Në një bashkëbisedim online me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram, Luana i është përgjigjur pyetjes së një fanseje e cila e pyet se “pse ka zgjedhur që të mos japë intervista, apo nuk të pëlqen të flasësh për veten?”, përfundon pyetja e saj.

Moderatorja ka treguar se vendimi për t’u tërhequr nga intervistat ka ardhur si pasojë e qasjes tendencioze të tyre, me të cilat ajo është përballur në fillimet e saj, ndonëse shton se nuk i pëlqen që të flasë edhe aq për veten, pasi janë veprat ato që duhet të tregojnë për jetën.

S’para më pëlqen të flas për veten në fakt. Më pëlqen të flasin veprat për mua. Intervistat kam nis t’i shmang në një fazë kur ndieja që qasja ishte tendencioze dhe nuk më bënte të ndihesha mirë në atë përiudhë nisi dhe një formë izolimi që më tutje u kthye në stilin tim të jetesës",- shkruan Luana.

Moderatorja evidenton se ajo ka shfrytëzuar edhe rrjetet e saj të komunikimit online, me anë të të cilëve ka treguar gjithçka për jetën e saj dhe kjo ka qenë e mjaftueshme shprehet ajo.

Megjithatë, Luana duket se e ka lënë të hapur mundësinë që në të ardhmen të jetë më shumë e pranishme në intervista televizive.

Por unë kam zgjedhur ta them gjithçka që dua ta them nëpërmjet dritareve të mia të komunikimit dhe falë Zotit juve keni qenë përherë aty për të më dëgjuar. Kaq ka mjaftuar përherë. Por s’i dihet duhet të nis dhe nga intervistat së shpejti”, shkruan ajo në përgjigje të ndjekësit të saj”,- shkruan në rrjetin social Instagram, moderatorja Luana Vjollca.

Luana Vjollca zbulon arsyen se përse nuk merr pjesë në intervista
 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese