Përmes një postimi në “Instagram”, këngëtarja me origjinë shqiptare Bebe Rexha, ka ndarë gjendjen alarmante në Los Angeles pas zjarreve masive që kanë përfshirë zonën.
Ylli i muzikës ka përshkruar kushtet e vështira të ajrit në qytet.
“Ajri i LA sot: I trashë sa të pritet me thikë dhe mban erë sikur jetojmë brenda një oxhaku”, shkroi 35-vjeçarja, duke e shoqëruar mesazhin me një fotografi ku shfaqej me maskë, për t’u mbrojtur nga tymi.
Artistja gjithashtu tregon se i është dashur të përballojë disa vështirësi gjatë natës.
Në një tjetër postim ajo shkruan: “Mbrëmë më duhej të flija në ndonjë divan. Shpresoj që të gjithë të jenë mirë. Unë jam mirë. Faleminderit që u interesuat për mua”.