
Loja e mosreagimeve në shtëpinë e ‘‘Big Brother VIP Albania 4’’ ka qenë një nga sfidat më të vështira për banorët, por përfundimi ishte i papritur për Gjestin.
Vëllai i Madh e vendosi atë në provë duke i sjellë në shtëpi qenin e tij të dashur, por ai nuk arriti të rezistonte pa reaguar. Pas disa ditësh sfidash të vazhdueshme, ku banorët u testuan në qëndrueshmërinë e tyre përballë hyrjeve të personave të rëndësishëm nga jeta e tyre personale, disa prej tyre arritën të ruanin qetësinë.
Megjithatë, për Gjestin gjithçka ndryshoi kur pa qenin e tij, duke e thyer sfidën dhe duke reaguar emocionalisht. Gjesti, vetëm një ditë më parë, qëndroi i ftohtë dhe i palëkundur përballë hyrjes së Xhenetës, gjë që u komentua gjerësisht në rrjetet sociale.