Hapësire reklamuese


Showbiz & Lifestyle

Livia Brunga “rikthehet” në fillimet e saj, ish-banorja e Big Brother flet për marrëdhënien me Mevlanin

Shkruar nga Newsbomb
Livia Brunga “rikthehet” në fillimet e saj, ish-banorja e Big
Livia dhe Mevlani

Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania”, Livia Brunga është rikthyer dhe njëherë në “Për’puthen”.

Teksa në “Big Brother” u përfol shumë për ish marrëdhënien e saj me Mevlan Shabën, Livia nuk ka shpëtuar pa dhënë një përgjigje sesi ky raport qëndron sot.

E ftuar në një episod të programit, ish-banorja u pyet nga moderatorja Megi Pojani nëse ajo vazhdon të jetë sot në një raport dashurie me Mevlanin.

Livia është shprehur se ai raport tashmë ka marrë fund: “Po, tash momentalisht mund të them që ka marrë fund”. Më tej, kur u pyet nëse ndien ende ndjenja për Mevlanin, ajo u shpreh me sinqeritet: “Dashuruar është fjalë shumë e madhe. Jam e dashuruar vetëm me veten. Nuk gënjej”.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese