Hapësire reklamuese

Showbiz & Lifestyle

Lidhja e të birit me Loredanën, reagon babai i Jozit dhe ka diçka për t'iu thënë prindërve të banores

Shkruar nga Newsbomb
Lidhja e të birit me Loredanën, reagon babai i Jozit dhe ka
Jozi dhe Loredana

Një reagim ka ardhur së fundmi nga babai i Jozit, Pjetër Marku. Ai ka dërguar disa mesazhe në “Fun Club” përmes të cilës ka komentuar lojën e të birit, por nuk ka lënë anash as marrëdhënien e tij me Lorin si dhe reagimet e prindërve të kësaj të fundit.

Fillimisht Pjetër Marku ka thënë se loja e të birit në ditët e para në shtëpi ka qenë e gabuar, por me rikthimin në shtëpi ai ka treguar Jozin e vërtetë.

I ndalur te raporti i të birit me Lorin, ai u shpreh se dy banorët kanë ndjenja për njëri-tjetrin.

“Nuk jemi aspak kundër që ata të njihen jashtë. Për sa i përket Loredanës, ne mbështesim zgjedhjet e djalit tonë, por ne duam që ai të luajë lojën e tij. Do të doja të shikoja Jozin si lojtar dhe flirtet ndodhin në varësi të situatave brenda në shtëpi. Ata kanë ndjenja për njëri-tjetrin dhe ne s’jemi aspak kundër që të njihen jashtë”, tha ai, ndërkohë sa i përket prindërve të Loredanës, babai i Jozit tha se i mirëkuptojnë shqetësimet e tyre.

“Për sa i përket prindërve të Loredanës, në i mirëkuptojmë për shqetësimet e mëparshme. Di të them që Jozi na ka bërë krenarë. Këshilla ime për të ka qenë ta shijojë ‘Big Brother’, pavarësisht si interpretohen gjërat”, tha ai.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese