Hapësire reklamuese

Showbiz & Lifestyle

Lexohet testamenti i këngëtarit grek, pasuritë marramendëse që i la bashkëshortes dhe vajzës

Shkruar nga Newsbomb
Lexohet testamenti i këngëtarit grek, pasuritë marramendëse
Vasilis Karras dhe nje nga pasurite qe u la trashegimi vajzes dhe bashkeshortes

Vassilis Karras besonte se lumturia nuk fshihet te paratë, por edhe paraja është e nevojshme që njeriu t'ia bëjë jetën më të lehtë. Në bashkëpunimet e tij ai ishte besnik dhe i ndershëm, por gjithmonë kërkonte tarifat që ai mënonte se i meritonte, duke bërë negociata të vështira dhe inteligjente.

Për shumë vite, Karras ishte i pavarur, për shumë vite ai punoi fort, duke arritur që të bëhej një nga këngëtarët më të njohur dhe të krijojë një pasuri relativisht të mirë. E gjithë kjo pasuri u zbulua jo më larg se dje pas leximit të testamentit të tij. Pasuria që Karras i la bashkëshortes dhe vajzës tejkalon 10 milionë euro, pasuri të paluajtshme dhe cash.

Ai lindi dhe u rrit në varfëri. Në një barakë, në Kokkinnohori Kavallë, ngjitur me një përrua, i cili kur ra shi i madh, u shemb. Si fëmijë ai bëri gjithçka për të ndihmuar familjen e tij. Punonte në ndërtim, në ara, shiste gjevrek e bileta llotarie dhe hante bukë me pak vaj për të zbutur urinë.

Megjithatë, Karras nuk u dorëzua kurrë. Çdo që ai mori përsipër të bënte, sigurohej që ta bënte mirë. U shqua si automekanik, profesion me të cilin u mor në rininë e tij, por si këngëtar triumfoi, ndryshoi parametrat e argëtimit të natës dhe e ngriti punën e natës në lartësinë që dukej e paarritshme deri atëherë.

Paratë e para i bëri në gjysmën e dytë të viteve 70, kur këndonte në Gjermani.

Kërkoi dhe merrte tarifa të larta

Duke u kthyer në Selanik, diku në fillim të viteve 80, nuk mundi dhe nuk donte të bënte kompromis me 1700 dhrahmi për natë që jepnin dyqanxhinjtë në atë kohë. Në Gjermani ai fitonte 10 herë më shumë, por nuk mund të mos plotësonte dëshirën e të dashurës së tij Kristinës për të ndërtuar një shtëpi të qëndrueshme dhe të përhershme për familjen e re që kishin krijuar.

Por duke qenë se ai e dinte nga brenda se si funksiononte nata, kishte një pasqyrë të plotë të xhiros së çdo dyqani, kuptoi se nga vinin më shumë para dhe bënte marrëdhëniet e tij me publikun, ai lëvizi në mënyrë metodike për të siguruar tarifat që mendonte se ai i meritonte me të drejtë. Dhe ia doli, pasi ishte këngëtari i parë që merrte përqindje nga pjatat e thyera.

Ndërsa emri dhe fama e tij rriteshin, po ashtu ai filloi të kërkonte tarifa më të larta. Nga lokalet më të famshme të Selanikut e deri në ato në fshat ku paratë “derdheshin lum”, kur Karras ishte në skenë. Kur të tjerët merrnin 600 dhrahmi, Karras bënte deri në dhjetë mijë dhrahmi në natë.

Lexohet testamenti i këngëtarit grek, pasuritë marramendëse

Fshati Irini

Ndër pasuritë e paluajtshme të Vassilis Karras, sipas testamentit të tij, ishte shtëpia e shkëputur ku jetonte në Selanik, një apartament luksoz në Athinë, një shtëpi pushimi buzë detit dhe gjithashtu pasuria në vendin ku lindi dhe u rrit, Kokkinohor Kavala.

Aty, mbi tokën që kishte njomur me djersën e tij që fëmijë, në shpatin e kodrës së Kardias, me pamje nga Thermaikos, krijoi "Fshatin e paqes", një parajsë tokësore, me shumë gjelbërim, pishina, tenis, një parking me 4000 vende, salla eventesh, restorant, muze folklorik i cili njëkohësisht u dha mundësinë vizitorëve të tij të njihnin nga afër bujqësinë dhe blegtorinë. Megjithatë, kostot e mirëmbajtjes ishin të mëdha dhe kriza financiare i bëri gjërat edhe më të vështira.

Lexohet testamenti i këngëtarit grek, pasuritë marramendëse

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese