Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Showbiz & Lifestyle

Lëviz në Tiranë me truproja, rrëfehet Elton Ilirjani: Shqipëria është vend i pasigurt për mua, s’mund të dal i veshur kështu

Shkruar nga Newsbomb
Lëviz në Tiranë me truproja, rrëfehet Elton Ilirjani:
Elton Ilirjani

Elton Ilirjani është dhe një ndër personazhet më “moskokëçarës”  i cili çdo sulm ndaj tij e merr me sportivitet dhe vazhdon të jetojë dhe shkëlqejë ashtu si ai di dhe do.

Së fundmi, Eltoni, i cili prej vitesh punon dhe jeton në New York, aty ku dhe ka sipërmarrjen e tij ka qenë i ftuar në emisionin “Opinion”.

Një ndër pyetjet që gazetari Blendi Fevziu i drejtoi Eltonit ishte se pse mbërriti me shoqërues në studio.

Ai u përgjigj duke pohuar se në Shqipëri ndihet i pasigurt, kjo për faktin që ka pranuar orientimin e tij skesual.

Pjesë nga intervista:

Blendi Fevziu: Pashë kur mbërrite erdhe me shoqërues, me truproja. Pse?

Elton Ilirjani: Sepse Shqipëria është vend i pasigurt për mua.

Blendi Fevziu: Pse?

Elton Ilirjani: Sepse nuk mund të dal kështu i veshur në Tiranë.

Blendi Fevziu: Çfarë reagimi do kishte?

Elton Ilirjani: Reagimi mund të ishte edhe thjesht ofendues, dhe për një 44-vjeçar…

Blendi Fevziu: Unë mendoj që ofendime mund të kesh marrë sa të duash në jetë, siç mund të kesh marrë edhe mbështetje?

Elton Ilirjani: Po, por edhe nuk dua t’i dëgjoj më.

Blendi Fevziu: Pse?

Elton Ilirjani: Kam zgjedhur mos t’i dëgjoj më sepse jam 44 vjeç dhe nuk dua, nuk dëshiroj dhe nuk i meritoj ato fjalë.

Blendi Fevziu: Po nëpër komente nëpër Instagram ka shumë që të shajnë?

Elton Ilirjani: Unë jam shumë i drejtpërdrejtë. Unë i fshij të gjitha komentet negative nga Instagrami im sepse dua vetëm komente të mira tek profili im.

Blendi Fevziu: Po si do përballesh në jetë ti kur përzgjedh vetëm gjënë e mirë dhe asnjëherë atë kritike?

Elton Ilirjani: Jam përballur shumë fuqishëm me gjëra të këqija dhe jam këtu ku jam dhe nuk e kam pasur të thjeshtë. Edhe në Amerikë nuk besoj se ma kanë hapur rrugën kaq thjesht. Jam përballur, por thashë në moshën 44-vjeçare të paktën personalisht nuk dua të përballem më me çështje mentaliteti dhe kjo është zgjedhje.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese