Hapësire reklamuese

Showbiz & Lifestyle

Lërini lajmet me SPAK, politikë, drogë e dhunë për një çast…MARTIN GARRIX, DJ hollandez me famë botërore vjen në Shqipëri

Shkruar nga Newsbomb
Lërini lajmet me SPAK, politikë, drogë e dhunë për
DJ Martin Garrix

Le ti lëmë për një çast lajmet politike; lajmet me Big Brother apo Ferma VIP, lajmet me dhunë në familje apo lajmet me subjekte nga SPAK.

Mbani frymën njerëz, sepse Martin Garrix, DJ me famë ndërkombëtare, i riu ndër ta më i njohur në botë, me performanca të jashtëzakonshme nga Europa në Amerikë e Dubai, do të vijë në Shqipëri.

Kompania e njohur e organizimeve të spektakleve Kuadr, sjell në Shqipëri DJ hollandez me famë botërore dhe pritet që me mijëra të rinj ti bashkohen këtij spektakli.

Martin Garrix do të performojë në Tiranë, në Parkun e liqenit artificial në datën 5 korrik. Por detaje të tjera të prezencës së tij në Shqipëri do të bëhen publike në vazhdim: që nga shitja e biletave se ku mund të shihni këtë koncert, dhe deri tek organizimet e ditët e tij të qëndrimit në vend.

U fol që do të vinte vitin e shkuar madje kishin planifikuar dhe koncert, por kjo nuk ndodhi. Le të shpresojmë se të rinjtë nga Shqipëria, dhe jo vetëm, sepse pretendohet do të ketë interes të madh nga gjithë rajoni, do të ndjekin këtë performancë të tijën në Tiranë.

Garrix nuk është i panjohur me Shqipërinë. Më parë ka bashkëpunuar me dy këngëtare shqiptare të famshme, Dua Lipa e Bebe Rexha.

Le të shohim këtë koncert dhe të shijojmë live një prej DJ më të famshëm në botë.

Lërini lajmet me SPAK, politikë, drogë e dhunë për
DJ Martin Garrix vjen ne Shqiperi

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese