Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Showbiz & Lifestyle

“Lekët nuk iu kthehen më”, moderatori shqiptar alarmon qytetarët: Mos u mashtroni nga kjo faqe, s’ka lidhje me Top Channel

Shkruar nga Newsbomb
“Lekët nuk iu kthehen më”, moderatori shqiptar alarmon
Blendi Salaj

Një prej gazetarëve dhe moderatorëve më të zëshëm në vendin tonë, Blendi Salaj, ka ngritur alarmin mëngjesin e sotëm duke u bërë thirrje qytetarëve shqiptarë që të mos bien pre e mashtrimit në një faqe interneti e quajtur “Nearest Edge”.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në “Instagram”, Salaj bën me dije se personat të cilët qëndrojnë mbrapa kësaj faqe kanë përdorur identitetin e tij si dhe të Edi Manushit me qëllim për të bindur qytetarët që të investojnë online.

Gazetari siguron ndjekësit e tij që ai dhe Manushi nuk e kanë bërë asnjëherë bisedën që është afishuar në këtë faqe duke u bërë thirrje që të mos investojnë lekët e tyre në këtë faqe pasi nuk do i marrin mbrapsht sërish.

“Kujdes nga mashtrimet. Më kanë njoftuar sot se ekziston një faqe interneti "Nearest Edge" ku gjoja mund të investosh me shumë përfitim. Është e gjitha një mashtrim. Faqja, që imiton faqen Ëeb të Top-Channel citon një gjoja-intervistë midis meje dhe Edi Manushit ku ne tregojmë sesi të bësh para përmes këtyre investimeve online. Është e gjitha mashtrim. S'e kemi bërë kurrë atë bisedë, s'kemi asnjë lidhje me këtë kurth, as ne, as Topi. Jam i bindur se kush fut lekë atje nuk ka për t'i parë më. Mos u gënjeni. Ndajeni postimin ju lutem, të mos lejojmë që të njohurit tanë të bien pre”, shkruan Blendi Salaj.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Blendi Salaj (@blendisalaj)

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese