Misioni sekreti i Heidit, që i bëri banorët të besojnë se Lidi është vëllai i saj sekret, u realizua me sukses, mirëpo ka shkaktuar debate të shumta në shtëpinë e “Vëllait të Madh”.
Në këtë vorbull të debateve është përfshirë edhe Erjola. Teksa dëshironte t’i drejtonte një pyetje studios, më saktësisht Orit Nebiajt, Arbër Hajdarit dhe Ledion Liços, ky i fundit ia preu shkurt dhe qartë moderatores.
Duke i thënë se pyetja duhet t’i drejtohet vetëm opinionistëve, Ledioni me nota humori zbuloi dhe pagën e majme që Ori dhe Arbëri marrin, e cila sipas moderatorit është më e lartë nga ajo që dhe vetë ai merr.
Erjola: Kam një pyetje për studion.
Ledioni: Për kë?
Erjola: Për studion, për Ledion, Arbërin dhe Orin.
Ledioni: Unë nuk mund t’i përgjigjem pyetjes, për opinionistët po. Pastaj mos i ngatërrojmë gjërat, edhe unë nuk marr pagën që marrin këta. Këta paguhen më shumë se unë.