
Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania”, Valbona Mhilli e eleminuara e mbrëmjes së djeshme, ka rrëfyer për “Shqipëria Live” të pathënat e saj për këtë edicion.
Moderatorja ka pohuar se fillimisht raporti me Laertin filloi si lojë, ndërsa më pas avancoi duke shkuar përtej lojës.
Ndër të tjera Valbona Mhilli tha se Laerti i ka kërkuar që ta puthë në një ambient të shtëpisë ku nuk supozohet ta kapnin kamerat, ndërsa u shpreh se ajo nuk kishte pranuar. Valbona pranoi se ka patur ndjenja të pastra për Laertin, por nuk ka mohuar se ai do të mbetet zhgënjimi më i madh për të në këtë BBV.
“Ka qenë Laerti i pari që ka bërë hapat dhe më pas e gjithë gjëja rrodhi dhe u gjendëm përballë njëri-tjetrit. Më pas, vazhdoi si lojë. Por, avancoi, shkoi përtej lojës.
Nuk kam gënjyer në asnjë moment në shtëpinë e ‘Big Brother’. Më ka ftuar që të më puthte në një hapësirë, që besonte se nuk ka kamera. I thashë jo. Unë kam pasur ndjenja të sinqerta për Laertin dhe shumë të pastra. Duke e ditur ai këtë gjë, ka luajtur.
Nuk mund të them që kam qenë marrëzisht e dashuruar, ishte një tërheqje, ishte një tërheqje që kishte nisur mes nesh. Prandaj them që zhgënjimi më i madh në BBV për mua ishte Laert Vasili”.