Hapësire reklamuese

Showbiz & Lifestyle

Lady Gaga në pritje të ëmbël? Ja fotoja që ngriti dyshimet

Shkruar nga Newsbomb
Lady Gaga në pritje të ëmbël? Ja fotoja që ngriti
Këngëtarja e njohur amerikane, Lady Gaga

Këngëtarja e njohur amerikane, Lady Gaga ka ngritur dyshimet se është në pritje të ëmbël. Gjatë daljes së saj publike këtë fundjavë në Maine, pas një pauze goxha të gjatë, këngëtarja është shfaqur me barkun e rrumbullakosur në një event shumë të rëndësishëm që po zhvillohej në familjen e saj.

Këngëtarja, emri i vërtetë i së cilës është Stefani Germanotta, ishte në Jork të shtunën si shoqëruese e nuses, për dasmën e motrës së saj Natali Germanotta.

Paparacët e kanë fotografuar teksa merrte pjesë në dasmën e motrës së saj e veshur me këtë fustan të zi për të mbuluar barkun e rrumbullakosur.

E vetmja dalje publike e këngëtares ishte e datës 23 Maj në tapet të kuq ku u paraqit me një veshje të veçantë e cila u interpretua nga mediat si një mënyrë ideale për të shmangur barkun.

Në mars të vitit 2021, u raportua se romanca e Gaga-s me sipërmarrësin Michael Polansky po bëhej serioze dhe ajo kishte shprehur dëshirën për të krijuar një familje me të.

Krijuesja e hiteve, e cila është në një lidhje afatgjatë me 46-vjeçarin së fundmi përfundoi xhirimet për filmin e saj të ardhshëm, ndërsa vazhdon të punojë për një album të ri muzikor.

Lady Gaga në pritje të ëmbël? Ja fotoja që ngriti
 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese