Egla Ceno i është bashkuar përplasjes virtuale mes dy ish-banorëve të Big Brother Vip 2 Luiz Ejllit dhe Dea Mishel.
Pas reagimit të Dea Mishel lidhur me dënimin me një vit burg të Luiz Ejllit ka ardhur dhe reagimi i këtij të fundit.
Ai iu përgjigj ashpër Deas dhe në një mënyrë aspak të hijshme pasi krah një fotografie ku shihen disa limona dhe një foto e dhëmbëve të Deas. Shkruan “po ma kërkon me se sbën që t’ia këndoj në koncertin e radhës”, ndërkohë në sfond është kënga e njohur, “oj Lulija jon me limona, o kush na ka inatin ju q*** nona ooo…”. Një postim i cili më pas u fshi nga Luizi me “shpejtësinë e erës”.
Por dramës iu bashkua dhe Egla Ceno e cila ka bërë një reagim në rrjetet sociale ku godet Luiz Ejllin dhe i del në mbrojtje Deas.
“Sa mirë me qenë mEshkull në vendin tonë, mund të thuash ç’të të dojë “asllani” dhe nuk të gjykon këmbë robi, përkundrazi, gajasen me “folklorin” shumëngjyrësh”, duke përdorur te fjala "mEshkull" nistoren e Luizit.
“Hajt pra: “Oj lulija jon’, oj lulija jon’, majdanozi bahet me limon, oj me limon”, - përfundoi ajo reagimin. Ky reagim duket se është direkt për Luizin.
Deamishel foli për dënimin e Luizit, duke u shprehur: “Thonë shokun zgjidhe më mirë se vetja. Jam kurioze kush nga këta zgjodhi kë? Prostitucioni apo falsifikimi.”