Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Showbiz & Lifestyle

“Kush na ka inatin ju q****…”, Luiz Ejlli “shpërthen” ndaj Dea Mishelit: Po ma kërkon me sesbën që t’ia këndoj

Shkruar nga Newsbomb
“Kush na ka inatin ju q****…”, Luiz Ejlli
Luiz Ejlli dhe Dea Mishel

Përplasja virtuale mes dy ish-banorëve të Big Brother Vip 2 po vijon. Pas reagimit të Dea Mishel lidhur me dënimin me një vit burg të Luiz Ejllit ka ardhur dhe reagimi i këtij të fundit.

Ai ka vendosur që t’ i përgjigjet ashpër Deas dhe në një mënyrë aspak të hijshme. Në llogarinë e tij në “Instagram”, fituesi i Big Brother Vip 2 ka postuar një “story” ku shihen disa limona dhe një foto e dhëmbëve të Deas.

Krah këtyre fotove Luizi shkruan: “po ma kërkon me se sbën që t’ia këndoj në koncertin e radhës”, ndërkohë në sfond është kënga e njohur, “oj Lulija jon me limona, o kush na ka inatin ju q*** nona ooo…”. Një postim i cili më pas u fshi nga Luizi me “shpejtësinë e erës”.

Ky reagim i këngëtarit ka ardhur pasi Dea Mishel komentoi lajmin për dënimin e Ejllit.

“Kush na ka inatin ju q****…”, Luiz Ejlli
Postimi i Luizit

“Paskemi lajme në datë 10, po hiç mendja unë e zënë me eventin” shkruante Dea në foton e pare, teksa më tej me ironi komentoi dhe dënimin e Fatmir Abdurramanit .

“Thonë shokun zgjidhe më të mirë se vetja. Jam kurioze kush nga këta zgjodhi kë? Pr*stitucioni apo falsifikimi”, shton Dea.

Gjykata e Fierit dënoi me burg fituesin e Big Brother Vip 2 dhe këngëtarin shkodran, Luiz Ejlli. Ish-noteri Ejlli u dënua me një vit burg pasi u shpall fajtor për falsifikimin e një deklarate noteriale për të justifikuar paratë me prejardhje kriminale të shtetasit Fatmir Abdurramanit.

Ndërkohë, për Fatmir Abdurramanin të cilit i është hartuar deklarata noteriale nga Ejlli, Gjykata e Fierit dha masën arrest me burg për 18 muaj. Ky i fundit rezulton të jetë dënuar më parë në Itali për veprën penale të prostitucionit ndërsa në 2021 ishte firmosur sekuestroja e pasurive ndërsa në 2022 iu konfiskuan pasuritë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese