Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Showbiz & Lifestyle

Kush është shqiptarja në New York që transformoi Parashqevi Simakun?

Shkruar nga Newsbomb
Kush është shqiptarja në New York që transformoi Parashqevi
Parashqevi Simaku dhe Enilena

Parashqevi Simaku, këngëtarja shqiptare e njohur e viteve '80, ka bërë një transformim të jashtëzakonshëm dy ditë pas daljes nga një spital psikiatrik në New York.

Një profesioniste e makeup-it, e cila prej shumë vitesh jeton dhe punon në Amerikë, e ka ndihmuar këngëtaren të rikthehet në formën e saj më të mirë. Bëhet fjalë për shqiptaren e quajtur Eni Lena. Ajo është një nga makeup artistet më të njohura që ne kemi.

Bashkëpunimi i saj me fotografin e njohur ndërkombëtarisht, Fadil Berisha, i dha një dimension të ri karrierës së saj dhe e njohu atë në arenën globale. Ajo ka fituar popullaritet për aftësitë e saj në fushën e së bukurës, madje ka punuar me emra të mëdhenj të showbiz-it shqiptar dhe supermodele të famshme.

Këtë herë me një makeover të detajuar, makeup perfekt dhe veshje luksoze ngjyrë ari, Parashqevi duket tani e rilindur. Pasi kaloi një periudhë të rënduar psikologjike, Simaku u detyrua të kërkojë ndihmë profesionale. Rasti i saj ka tërhequr vëmendjen e mbarë shqiptarëve, duke u shndërruar në një histori frymëzuese për të rinjtë dhe ata që kalojnë periudha të vështira të jetës.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Eni Lena (@enilena_makeupartist)

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese