Ledri Vula prej kohësh është në qendër të vëmendjes së medias rozë për shkak të ndarjes nga partnerja e tij Sara Hoxha.
Mbrëmjen e djeshme këngëtari ka qenë i ftuar në finalen e Big Brother Vip 3, ku performoi disa këngë. Mirëpo gjatë performancës Kedri shoqërohej nga disa vajza, kërcimtare.
E nuk kishte se si kjo të kalonte nga Ledion Lico pa ngacmuar pak Ledrin. Ai me batutë tha: “Kur ndahesh nga gruaja, sjell 30 goca në skenë”.
Ndërsa edhe Ledri është përgjigjur me batutë: Patjetër, pak janë”.
Në media prej disa kohësh qarkullon lajmi se çifti, të cilët janë prindër të një vajze janë ndarë, por vetë Ledri dhe Sara nuk i kanë konfirmuar lajmet. Madje pak kohë më parë, Sara në një intervistë tha se nuk mund të flasë për diçka që as vetë s’di se ku ndodhen konkretisht.