Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Showbiz & Lifestyle

“Kujt po i dërgon mesazhe?”, Egli xheloze për vargjet e Gjestit, këngëtari i kthehet keq: Dhe ti ke shkruar poezi për atë tjetrin

Shkruar nga Newsbomb
“Kujt po i dërgon mesazhe?”, Egli xheloze për vargjet e
Gjesti dhe Egli

Një tjetër konflikt është ndezur mes Eglit dhe Gjestit pasi një veprim i këtij të fundit inatosi keq këngëtaren, e cila shfaqi dhe shenja xhelozie.

Bëhet fjalë për një dedikim romantik që Egli shkoi në pasqyrën ngjitur me krevatin e Gjestit, ndërsa ky i fundit e fshiu dhe mbi të ngjiti një këngë të re që ka krijuar, e cila së bashku me disa vizatime në krah, u mor nga Egli si një mesazh për një tjetër vajzë jashtë shtëpie.

Ajo e ka pyetur disa herë Gjestin se për kë janë shkruar ato fjalë dhe janë vizatuar ato simbole, i cili pas shumë insistimesh nga ana e saj ai e lidhi me disa nga pjesëtarët e familjes duke i mohuar se kanë të bëjnë me një vajzë ajshtë shtëpisë.

Në debat e sipër Gjesti gjithashtu i është kthyer Eglit duke i thënë se edhe ti ato fjalët që shkruan në poezinë tënde i ke deidikim për atë tjetrin, referuar këtu lidhjes së shkuar të këngëtares me Olsi Bylykun. “Ato vagjet me diell me shi i ke shkruar për atë”, i ka thënë Gjesti Eglit.

Pjesë nga debati:

Egli: Çfarë është ajo?

Gjesti: Personale e imja.

Egli: Për çfarë, për kë? Më takon ta di.

Gjesti: Është nga shpirti.

Egli: Më takon ta di… Janë dedikime? Janë fraza me kuptim të fshehtë?

Gjesti: S’është e vërtetë.

Egli: Nuk më bën më budallaqe! Kujt po ia dërgon këtë mesazh përjashta: “Të lutem, kuptomë.” Çfarë duhet të kuptojë? Që po bën këtë lojë me mua?

Gjesti: Po të them, është diçka personale.

Egli: Arti është në tekst, por ato dy anësoret janë një mesazh për jashtë! Kujt po ia çon?

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese