
Kohëve të fundit është një ndër çiftet më të përfolura të showbizz-it. Bëhet fjalë për çiftin e njohur Marina Vjollca dhe Getoar Selimi.
Në media është aluduar për një krizë në marrëdhënien e tyre dhe për një ndarje të mundshme.
E ftuar në Podcast-in e Alketa Vejsiut , ka qenë moderatorja e cila ka folur për marrëdhënien me reperin e njohur nga Kosova, mëmësinë dhe karrierën e saj.
“A ka furtuna në çiftin tuaj?”, ishte pyetja e Alketës.
“Do të gënjeja nëse do të thoja jo”, shprehet moderatorja teksa thekson që problemet e saj nuk ka dashur asnjëherë t’i diskutojë jashtë familjes së saj.
Ndër të tjera moderatorja është pyetur dhe për mëmësinë dhe sfidat që ka kaluar gjatë shtatëzanisë.
“Periudha që unë u bëra nënë ka qenë një nga periudhat më të vështira në jetën time, për shkak të situatës familjare që përjetova me Getin dhe sëmundjen e tij. Pavarësisht kësaj, unë e gjeja forcën në vetvete dhe thashë që duhet të vazhdoj të punoj. Nuk ndala ritmin dhe vazhdova përpara. Ishte një shtatzani shumë e vështirë, që ishte duke dështuar. Periudha që unë u bëra nënë ka qenë një nga periudhat më të vështira në jetë, për shkakun e gjendjes familjare, që unë përjetova me Getin, me sëmundjen e tij, i dhashë forca vetes, thashë që është duhet të punoj. Nuk ndala ritmin dhe vazhdova. Kjo ka qenë një nga arsyet që unë jam bërë më e fortë. Askush në atë periudhë nuk e dinte se çfarë unë po përjetoja”, ka thënë Marina