Hapësire reklamuese

Showbiz & Lifestyle

Kritikat për Kadarenë, Mevlan Shanaj s’mban lotët: Mos prit mend nga ata që shohin vetëm si i bën bajgat lopa

Shkruar nga Newsbomb
Kritikat për Kadarenë, Mevlan Shanaj  s’mban lotët: Mos
Fotomontazh: Mevlan Shanaj dhe Ismail Kadare

Ikja e papritur e të madhit Ismail Kadare ka futur në zi një komb të tërë. Mëngjesin e së hënës zemra e shkrimtarit ndaloi së rrahuri. Qysh prej ditës së djeshme me qindra reagime kanë ardhur, ku çdo kush që pati fatin të takojë qoftë njëherë shkrimtarin ka rrëfyer dhe përshkruar emocionet që ka përjetuar.

Një nga miqtë e ngushtë të Kadaresë, ka qenë edhe aktori Mevlan Shanaj i cili është shprehur se largimi i shkrimtarit nga kjo jetë është një dhimbje kombëtare.

Duke theksuar se kolosi i letrave shqipe e bëri këtë komb më të zgjuar, aktori u ndal edhe të kritikat dhe “vreri” që disa prej qytetarëve kanë shprehur nëpër rrjet.

Milaim Zeka: Sot në këtë ditë zie ka plot njerëz që nëpërmjet rrjetit e sulmojnë .

Shanaj: Mos u merr me ata që s’ kanë pasur dije, kulturë, nuk dijën të lexojnë. Njeriu që gjith ditën shikon se si i bën bajgat lopa mos prit mend nga ata. Ismaili na ka dhënë krenari kombëtare. 46 kombe kanë nevojë për mendjen e tij. Unë e falenderoj që më mësoi çdo të thotë të jesh trim, të kesh fantazi , të kesh imagjinatë, të jesh rezistenc. Të gjitha këto i ka bërë ai.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese