Këngëtari Mizzik prej pak kohësh po jeton romancën me vajzën e deputetit kosovar Lutfi Haziri, Lotina. Ai e ka pranuar vetë në një intervistë të bërë pasi publikoi dhe albumin e tij më të fundit, ku tha se Lotina është gjëja më e mirë që i ka ndodhur në jetë.
Por pasi konfirmoi lidhjen, Mozzik ka bërë një veprim duke hequr shumë njerëz nga Instagrami, dhe ndjek vetëm 6 llogari, një ndër partneren, Lotinën.
Por mesa duket miqësia mes reperit Mozzik dhe ish-banores së “BBV” Efi Dhedhes është krisur pasi as Efi nuk e ndjek më këngëtarin.
Kohë më parë pas pjesëmarrjes së Efit në videoklipin e këngës së Mozzikut “Fatkeqësi” në rrjet qarkulluan lajme se mes dyshes po ndodh diçka më shumë se miqësi, aludim ky që u hodh poshtë nga vetë ata.