Hapësire reklamuese


Showbiz & Lifestyle

Krijohet çifti i parë në Ferma VIP? Puthje dhe përqafime mes Limit dhe Albës

Shkruar nga Newsbomb
Krijohet çifti i parë në Ferma VIP? Puthje dhe përqafime
Alba Pollozhani dhe Lim Hoti

Reality show "Ferma Vip 2" ka nisur prej disa javësh, dhe tashmë janë zhvilluar dinamika të shumta dhe tensione mes konkurrentëve.

Por, një nga ngjarje që ka tërhequr vëmendjen e publikut është një histori dashurie ka filluar të formohet brenda shtëpisë.

Bëhet fjalë për Lim Hotin dhe Alba Pollozhani, të cilët duket se po shijojnë një romancë, edhe pse për disa mund të duket shumë shpejt, duke marrë parasysh se ende nuk ka kaluar një muaj nga nisja e programit.

Dyshja janë parë duke shkëmbyer puthje dhe përqafime në çdo hapësirë të shtëpisë, duke i dhënë një moment tjetër këtij reality show.

Pavarësisht se u aludua se ata mund të kenë pasur marrëdhënie intime, duke u kritikuar dhe akuzuar nga konkurrentët e tjerë, Lim dhe Alba nuk kanë reaguar ndaj këtyre fjalëve dhe vazhdojnë të kalojnë kohë së bashku.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese