Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Showbiz & Lifestyle

Krahasoi estradën shqiptare me P Diddy, Ronela Hajati s’përballon pyetjet dhe bën reagimin e dytë

Shkruar nga Newsbomb
Krahasoi estradën shqiptare me P Diddy, Ronela Hajati
Ronela Hajati

Ronela Hajati pak ditë më parë “thumboi” hapur estradën shqiptare duke thënë se ka disa emra të ngjashëm me P Diddy, por sot mesa duket është penduar dhe fajin papritur e paskan titujt abuzivë.

Në një postim në rrjete sociale këngëtarja thotë se maniakë si P Diddy gjenden që në autobusa dhe se showbizi shqiptar është i destinuar për të mbajtur “mbi kurriz” thashetheme të ulëta.

E si gjithmonë abuzohet, prandaj unë prej kohësh kam zgjedhur të mos nxjerr asnjë fjalë për asgjë çfarë ndodh. I vetmi aktivitet është të nxjerr këngë sepse dhe intervista më bazike përherë shoqërohet nga tituj që s’kanë kurrë lidhje me ç’flas apo me komente të hipotetikuara sepse keni kurreshtje jo të shëndetshme. Më vjen kaq keq ku për çdo gjë që ndodh – Showbizi është i targetuar për veprimet më të ulëta nga një mentalitet i përgjithshëm që zor se mund të rregullohet në vendet tona.

Diddy është një manjak me miliarda. Te ne i gjen që nëpër autobusa. Në shoëbizin tonë artistët dhe eventin më bazik ku shkojnë e nxjerrin nëpër dyqind story se paguhen. Stop targeting people kot dhe stop të vënit në gojët e të tjerëve, thashetheme të ndyra që i fryni vetë. Dhe po, ka emra sa të duash sinonim e mbase më keq se ai. I gjeni nëpër gazeta përditë!”, shkruan Ronela.

Kjo deklaratë vjen për të mbuluar reagimin e parë ku në një story me një fytyrë ironike tha “I kam ca emra shqiposh sinonim të atyre të P Diddy”,por Ronela vendosi të heqë këtë barrë të madhe të informacionit që mund të ketë duke na thënë që nuk di më shumë se realiteti vetë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese