Hapësire reklamuese

Showbiz & Lifestyle

"Kopertina e parë e jetës time", Alketa Vejsiu bëhet nostalgjike, poston foto nga klasa e parë:

Shkruar nga Newsbomb
"Kopertina e parë e jetës time", Alketa Vejsiu bëhet
Alketa Vejsiu

Moderatorja e njohur, Alketa Vejsiu është bërë nostalgjike dhe ka postuar një foto të viteve më parë, kur ka qenë vetëm 6 vjeçe.

Ajo ka postuar një foto nga dita e parë e shkollës, klasa e parë, ku atë kohë së bashku me kushërirën e saj kanë pozuar për revistën “Fatosi”.

Me nostalgji Alketa kujton se si atë ditë është ulur në bankën e parë dhe se gjatë gjithë rrugës së dijes, ajo gjithmonë ka zgjedhur bankën e parë.

Po ashtu moderatorja kujton mësuesen e klasë së parë, shkollën, por edhe babain e saj, i cili ka qenë ai që i ka dhënë dijet e para në matematikë dhe abetare.

Postimi i plotë i Alketës:

Dita e pare e shkolles , Klasa e pare! 1990 , 6 vjec.

Me kusheriren time @inavejsiu duke ngrene akullore. Nje fotograf i revistes Fatosi na kerkoi te pozonim

Ma nisi sot xhaxhai im Beni...

Ska Kopertine qe do ta konkurronte, as ndonje kujtim me te bukur e te embel fiks si akullorja. Besoj secili nga ju e ka te forte kujtimin e klases se pare!

E mbaj mend kete perparese te zeze me jake te bardhe. Zana Rrobaqepesen.

Ne Oborrin e Shkolles Emin Duraku me zysh Filin qe ishte aq e bukur me floket e saj te zinj, fytyren me molleza dhe buzet pak si Bellucci. Mbaj mend mamin e babin te emocionuar.

Kerkova te ulem ne Banken e Pare qe 6 vjec, dhe gjithmone jam ulur ne Banken e Pare ne fakt ne cdo faze te arsimimit. Edhe ne Universitet.

Ate nate fjeta me canten blu ne krevat.

Babi ish siguruar qe abetaren dhe matematiken ti kisha te mesuara kur hyra ne Klase te Pare.

Ai me mesonte ne menyre shume te thjeshte matematiken e leteresine qe i mora gjithe jeten 10.

1 pule calamane dhe nje gjel sa kembe te shendetshme kane!

Nje njeri dhe nje çikllop sa sy kane?

Po te ndash fjalet me rrokje do marresh dhurate nje paste me krem.

Ulesha poshte tavolines dhe gjeja pergjigjet e cdo ushtrimi...

Dhe kuptova qe qysh atehere, ca kohe ka kaluar, por ajo Alketa e vogel nje cope rruge ka bere... Me e bukura rruge ajo e dijes ka qene.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese