
Një lajm është duke qarkulluar nëpër media së fundmi ku thuhet se Belina Pupa, bashkëshortja e aktorit të njohur, Elvis Pupa po përballet me drejtësinë në Australi.
Zanafilla e këtij lajmi ka qenë një artikull që gazetari Charles Dadds ka publikuar në median “The Advertiser”, ku thuhet se terapistja dhe një nga influencet më me ndikim në rrjetet sociale po përballet me drejtësinë pasi akuzohet për kultivim të kanabisit dhe ndërhyrje të paligjshme në furnizimin me energji elektrike.
Teksa Belina është duke u përballur me drejtësinë australiane, sipas të njëjtave burime mësohet se Elvis Pupa është shpallur në kërkim.
Dyshohet se ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në periudhën 1 janar – 4 prill 2025, në një pronë në Ascot Park, ku janë zbuluar 43 bimë kanabisi.

Avokati i Pupës ka kërkuar një masë më të lehte sigurie atë të “lirimit me kusht”, me argumentit se klientja e tij ka një biznes ndërkombëtar dhe duhet të udhëtojë drejt Shqipërisë për qëllime pune.
"Zotëri i nderuar, znj. Pupa është punonjëse sociale dhe terapiste me një biznes ndërkombëtar, ajo punon me klientë në të gjithë botën, kryesisht me prejardhje shqiptare", ka thënë ai.
"Klientela e saj është e vendosur në Shqipëri, Amerikë dhe Australi. Ajo udhëton rreth tre muaj të vitit për t'u kthyer në Shqipëri, ndërsa ofron punën e saj në TV. Ajo ka një prani mjaft të madhe online në lidhje me biznesin e saj. Në përgjithësi, kërkesa është që znj. Pupa të jetë në gjendje të udhëtojë për në Shqipëri në mënyrë që të vazhdojë biznesin e saj”, mësohet të ketë thënë avokati i saj.
Kjo kërkese thuhet se u pranua nga gjyqtarja Natalie Browen e cila la Pupën me lirim me kusht dhe pritet të paraqitet sërish në gjykatë javën e ardhshme.
Ndërkohë nga ana tjetër vetë aktori vijon të jetë aktiv në rrjetet sociale. Positmi i tij i fundit ka qenë para 13 orësh ku shihet krah artistit Muharrem Ahmeti i pa shqetësuar lidhur me atë çfarë po thuhet. Deri më një reagim të palëve çdo informacion i dhënë më sipër mbetet i pa verifikuar.
