
Egli Tako u rendit e katërta në garën për çmimin e madh të Big Brother VIP Albania 4, e megjithatë ajo është shprehur e lumtur për këtë arritje, teksa thekson se nuk e kishte menduar që do të arrinte ta prekte finalen e madhe.
Pas përfundimit të shoë-t dhe kurorëzimit të fituesit, Egla ka dhënë deklaratën e saj të parë. Ajo foli për eksperiencën e saj në shtëpinë e famshme, duke e konsideruar një 'ëndërr'. Egli u shpreh se e arriti fitoren e saj në momentin që kaloi në finale.
Ish-banorja nuk la pa përmendur Gjestin, me të cilin krijoi një raport sentimental ndër më të diskutuarit. Egli theksoi se kjo marrëdhënie, mirë apo keq, nxori anët e saj më të mira.
“Surprizë, sfidë, ëndërr, të treja në një. Nuk e prisja finalen, për shumë arsye, nuk e kam pritur, më është dhënë një shpërblim i ndjerë kur është thirrur emri im. I kisha humbur shpresat, deri në momentin që është thirrur emri im. Aty kam kuptuar që e kam fituar gjënë time, që në momentin që arrita të shkoj në finale pa luajtur asnjë ditë në BBV.
Egli në këtë BBV ka arritur të tregojë të gjithë ngjyrat e veta dhe fitojë njerëzit e vërtetë që dinë se çfarë është emocioni, të jetosh, dashurosh dhe zihesh, ashtu siç është jeta në të vërtetë. Egli është falënderuese ndaj Zotit, familjes, Top Channel dhe publikut të madh që e kam ndjerë deri në palcë mbështetjen e tyre.
Nuk mund të lë pa përmendur edhe Gjestin, pasi mirë apo keq, e gjithë ajo dinamikë nxori shumë anë të miat. Presim shumë muzikë dhe asnjëherë larg botës së televizionit, që është kaq e bukur”, tha Egli.