
Ish-banori i Big Brother Vip, Meridian Ramcaj ka rrëfyer një nga pengjet më të mëdha që i ka ngelur në jetën e tij. Në një intervistë për emisionin “S’e luan topi”, Meridiani ka treguar se nuk ka mundur që të shkojë dot në varrimin e babait të tij, pasi ka qenë periudha e pandemisë Covid- 19.
Gjatë rrëfimit, ai tregon frikën që kishte për të parë të atin para se ta përcillte atë për në banesën e fundit, duke qenë se mamaja e tij ishte e infektuar po ashtu me covid dhe ndodhej në gjendje të rëndë shëndetësore.
Meridiani shprehet se nuk dëshironte që pjesëtarët e tjerë të familjes të infektoheshin po ashtu, si pasojë e veprimeve të nxituara të ndikuara nga gjendja emocionale e tij.
“Ishte një moment i vështirë sepse nuk e përcollëm dot babin. Unë shihja mamin që i binte oksigjeni, nuk kishte fuqi, aty më kapi ankthi. Me miq gjeta një agjenci dhe bëmë të mundur dërgimin në Stamboll, për tu kuruar me Covid. E shihja me maskën e oksigjenit. Ishte një moment i vështirë sepse babin e kishim humbur, ndërsa ajo ishte në atë gjendje.
“Babi bën katër vite që ka ndërruar jetë, bëhet fjalë për në kohën e pandemisë, Është një dhembje që nuk ia uroj askujt. Ti mos jesh i zoti të shkosh ti japësh një lule, teksa shihja arkivolin dhe një lule si jepja. Ishte koha e kovidit, mami ishte me Covid dhe unë isha i detyruar të kos shkoja se do të infektoheshin edhe të tjerët. Kisha frikë edhe për atë”,- është shprehur ish-banori i Big Brother Vip, Meridian Ramcaj