
Një ngjarje nga edicioni i kaluar i “Big Brother VIP Albania” duket se u përsërit dhe kësaj radhe në spektakël, por me disa ndryshime të vogla. Gerta Gixhari u skualifikua gjatë natës së djeshme nga loja pasi i kishte hedhur Gjestit alkool në sy dy herë.
Si dhe në vitin e kaluar kur Egla u skualifikua, por nuk u përjashtua nga loja, dhe kësaj radhe vendimin përfundimtar e mori publiku. Erta u rikthye në shtëpinë e famshme pas një televotimi të hapur në prime.
Drejtuesi i emisionit Ledion Liço gjithashtu pyeti dhe banorët e shtëpisë nëse do të dëshironin që Gerta të rikthehej në lojë, dhe askush prej tyre nuk dha një përgjigje negative pavarësisht se mimikat në çastet kur Gerta u rifut në shtëpi, shprehën diçka tjetër.
Rozana Radi e cilësuar dhe si “armikja” nr.1 e Gertës në këtë lojë, nuk ishte e entuziasmuar për rikthimin e Gertës në shtëpi. Gjithashtu Gixhari i dha një përqafim të ngrohtë dhe Gjestit duke i kërkuar falje për ç’ka kishte ndodhur si dhe duke e parë këtë rikthim si një shuarje të konflikteve të mëparshme midis tyre.
Ndërkohë Gjesti u shpreh se: “Për lojë kisha dasht me të pa jashtë, por kështu të kam falur.”