Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Showbiz & Lifestyle

Kërcënimet për sulme islamike, këngëtarja e njohur detyrohet të anulojë tre koncertet

Shkruar nga Newsbomb
Kërcënimet për sulme islamike, këngëtarja e njohur
Taylor Swift

Tre koncertet e ardhshme të Taylor Swift në Vjenë janë anuluar pas disa kërcënimeve për sulme.

Koncertet do të mbaheshin të enjten, të premten dhe të shtunën në stadiumin Ernst Happel, në Vjenë.

Të mërkurën, dy persona u arrestuan me dyshimin se planifikonin sulme islamike në ngjarje të mëdha në zonën përreth kryeqytetit austriak.

Përmes një deklarate organizatorët e koncerteve të Swift thanë se për shkak të këtyre kërcënimeve të njëpasnjëshme për sulme ata do të duhet të anulojnë aktivitetet.

"Për shkak të konfirmimit nga zyrtarët qeveritarë për një sulm të planifikuar terrorist në stadiumin Ernst Happel, ne nuk kemi zgjidhje tjetër veçse të anulojmë tre shfaqjet e planifikuara për sigurinë e të gjithëve”, thuhet në njoftimin e organizatorëve.

"Të gjitha biletat do të kthehen automatikisht brenda 10 ditëve të ardhshme të punës", thuhet ndër të jtera në deklaratë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese