Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Showbiz & Lifestyle

Rihana e penduar për veshjet ekstravagante: Nuk do i provoja më kurrë

Shkruar nga Newsbomb
Rihana e penduar për veshjet ekstravagante: Nuk do i provoja më
Këngëtarja me famë botërore, Rihanna

Këngëtarja me famë botërore dhe fituesja e çmimit “Grammy” , Rihana ka deklaruar se veshjet e saj në të kaluarën kanë qenë shumë të ekzagjeruara. Në një intervistë për “British Vogue” gjatë eventit të lançimit të këpucëve Fenty X Puma, superylli botëror ka thënë se ndihet keq kur shikon veten e saj në të kaluarën me ato veshje, aq sa ndonjëherë nuk i duket se është ajo, ndërsa ka shtuar se në të ardhmen nuk do e përsëriste një gjë të tillë.

“Kam bërë aq shumë në jetën time. I kisha nxjerrë të gjitha, Dhe unë jam sikur, 'Oh zot’, vërtet e bëra këtë? Ke dalur jashtë kështu?”, u shpreh artistja me famë botërore, Rihana.

Rihana e penduar për veshjet ekstravagante: Nuk do i provoja më

Artistja ka evidentuar se ndonëse vendimi i saj vjen pasi është bërë nënë, dhe disa gjëra ndryshojnë bashkë më mëmësinë shprehet ajo.

"Por tani këto janë gjërat, mendoj, si një nënë, si një zonjë e re e evoluar ... janë thjesht gjëra që ndihem sikur nuk do t'i bëja më kurrë," shpjegoi këngëtarja Rihana.

Rihana e penduar për veshjet ekstravagante: Nuk do i provoja më

Ndonëse, në vitet e fundit, gjatë muajve të shtatëzanisë, artistja Rihana ka pasur dalje të guximshme në publik, por sipas saj kjo ishte një thirrje për gratë ,që ta duan trupin e tyre edhe në momentet kur nuk është në format më të mira, ndërsa shton se në të ardhmen ajo do të tregohet më e kujdesshme me stilin e saj.

Aktualisht, këngëtarja ka dy djem me artistin Asap Rocky, të cilët quhen RZA dhe Riot Rose.

Rihana e penduar për veshjet ekstravagante: Nuk do i provoja më

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese