Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Showbiz & Lifestyle

Këngëtari grek Remos, u kërkon falje emigrantëve shqiptarë: “Më falni”, Greqia shumë herë ju lëndoi

Shkruar nga Newsbomb
Këngëtari grek Remos, u kërkon falje emigrantëve
Këngëtari grek, Andonis Remos

Këngëtari grek, Andonis Remos i kërkoi falje publike komunitetit shqiptar në Greqi gjatë koncertit që u mbajt ditën e djeshme, në Pallatin e Kongreseve në Tiranë. Në një rrëfim emocionues në fillim të koncertit, Remos tha se Greqia ju lëndoi jo njëherë por disa herë dhe për këtë kërkoi falje, ndërsa theksoi se ky komunitet ishte një ndihmë për Greqinë e atyre viteve.

“Ajo që dua të them nga zemra janë vetëm dy fjalë:
Faleminderit shumë! Kërkoj falje! Faleminderit se ndihmuat vërtet Greqinë tonë, në momentet që kishte nevojë.
Dhe një “Më fal” se Greqia shumë herë, jo të gjithë, por disa herë Greqia ju lëndoi”,- tha këngëtari grek, Andonis Remos.

Këngëtari shtoi se e kupton ndjenjën e të qenit emigrant dhe peshën e sulmeve që mbartin përsipër ata, gjatë të jetuarit në një vend të huaj pasi e ka jetuar në "lëkurën" e tij. 

“Dhe ndjej se ju u lënduat, ashtu siç jam ndjerë dhe unë si fëmijë emigrantësh në Gjermani. U linda në Gjermani, e di çfarë do të thotë të jesh fëmijë emigrantësh në një vend të huaj”, tha Remos.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese