Hapësire reklamuese

Showbiz & Lifestyle

“Këngën e nënës e kam xhiruar në ditën që ajo ndërroi jetë”, Ervis Behari tregon historinë e trishtë

Shkruar nga Newsbomb
“Këngën e nënës e kam xhiruar në ditën
Kengetari i muzikes popullore Ervis Behari

Këngëtari i muzikës popullore Ervis Behari, ka rrëfyer një histori të trishtë nga jeta e tij. I ftuar në Top Channel, këngëtari ka folur për fillimet e karrirës së tij në muzikë dhe për këngët e dedikuara njerëzve të dashur.

Në repertorin e tij muzikor këngën më të rëndësishme që ai cilëson është pikërisht kënga dedikuar nënës së tij të ndjerë.

“Kënga e Nënës”, rastësisht është xhiruar pikërisht në ditën ku nëna e tij do të ndërrontë jetë nga sëmundja e rëndë që ajo vuante.

“Kur nëna ime ndërroi jetë, nuk e kam ditur. Unë atë ditë xhiroja klipin “Kënga e nënës”. Rrugës më merr babi dhe më jep lajmin… Adrian Hila ka qenë ai që ka qenë me mua që nga ai moment dhe deri tani. Ai e dinte historinë dhe atë ditë që do xhironim klipin, ka qenë edhe momenti kur ajo ndërroi jetë...”, tha ai mes lotësh.

Teksa shprehet i lumtur për vazhimin e karrirës së tij në muzikën popullore, të bëjë krenarë atë në çdo hap.

 “Jam shumë i lumtur, se mendoj që kam bërë gjënë më të mirë që të vazhdoj muzikën, që ta bëj krenare atë në çdo moment të jetës sime, derisa… Dua t’i bëj krenar prindërit e mi për çdo gjë që bëj në jetë. Besoj që është e lumtur edhe ajo për atë që unë kam arritur”, tha ai ndër të tjera.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese