Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Showbiz & Lifestyle

Kënga e re e Bes Kallakut kunj për Xhensilën?: "Zemra do m’i nisësh 1000 paund se kam mamin sëmurë"

Shkruar nga Newsbomb
Kënga e re e Bes Kallakut kunj për Xhensilën?: "Zemra do
Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj

Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj prej disa muajsh janë një nga çiftet e showbizz-it më të komentuar për shkak të lajmeve për ndarjen e tyre pasi u bënë prindër për herë të dytë me djalin Amen.

Për fansat e këngëtraes dhe aktorit ndarja e tyre ka qenë një tronditje pasi prej vitesh ishin një nga çiftet më të dashur. Por gjithashtu shumë janë skeptikë se e gjitha kjo po bëhet për vëmendje, gjithashtu ka teori se ndarja po bëhet për të shpëtuar pasurinë nga hetimet e SPAK.

Gjatë këtyre muajve Xhensila ka nxjerrë dy projekte muzikore dhe ndërsa ditën e djeshme edhe Besi e ka publikuar këngën e re.

Të gjithë mendojnë se është një kunj për Xhensilën. 

Kënga me titull “Intrigante”, është komentuar nga fansat e Besit si një kthim resto për Xhensilën pasi në tekst ai thotë “Zemra do mi nisësh 1000 paund se e kam mamin sëmurë, e kam në spital”. Këtë fansat e kanë lidhur me historinë e njohjes së Besit dhe Xhensilës ku vetë aktori i humorit ka treguar se ai është kujdesur për nënën e sëmurë të Xhensilës, madje ka dhuruar dy herë gjak.

Në një intervistë me humor Besi ka thënë se Xhensila ishte 17-vjeç dhe nuk e lejoi të jap gjakë, prndaj e ka dhënë vetë. Ai shtoi se një shok me humor i ka thënë se “Ta piu gjakun vjehrra”.

“Rastisi që mami i Xhensilës ishte sëmurë dhe e çova unë, u mora me kurimin e mamasë së saj dhe aty kam bërë Xhensilën për vete. Pas disa ditësh nëna e Xhensilës do bënte një operacion dhe duhej gjak. Xhensila ishte 17 vjeç dhe u nis të dhuronte gjak. I thash nuk ke për të dhënë gjak ti se do jap vetë. Kam dhënë gjak për vjehrrën. Kaluan 6 muaj, u sëmur prap, dhash gjak për herë të dytë. Dhe më merr një shoku im në telefon dhe më pyeti: Ç’po bën? I thash po jap gjak për vjehrrën dhe ai më tha: Ta piu gjakun vjehrra. Dhe herën e dytë që kam dhënë gjak është ngritur në këmbë mami Xhensilës dhe filloi të krcente sepse unë kisha dy ditë që pija alkool dhe dha efektin. Nëse deri dje e kam falenderuar Nard Ndokën me shaka sot e falenderoj publikisht sepse ishte shkaku i takimit tim me Xhensilën”, - tha aktori I humorit.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese