Hapësire reklamuese

Showbiz & Lifestyle

Kënga e fundit dedikim për Heidin? Massimiliano në “siklet”, ja si u përgjigj

Shkruar nga Newsbomb
Kënga e fundit dedikim për Heidin? Massimiliano në
Massimiliano dhe Heidi

Aktori italian, Massimiliano Varrese, ka ardhur në Shqipëri ku dhe ka qenë i ftuar mbrëmjen e sotme në “Top Arena”.

E sigurisht nuk kishte si të “shpëtonte” dhe nga pyetjet për Heidin, më saktë për marrëdhënien e tyre brenda Big Brother Vip Italia.

Ka qenë Erjola Doçi ajo e cila e pyeti duke i thënë se nëse kënga e fundit është dedikim për ish-banoren e Big Brother Vip Albania, apo jo.

E për të gjithë dyshuesit aktori italian e ka dhënë një përgjigje mjaft të qartë duke i vënë “vulën” njëherë e mirë këtij muhabeti.

Pjesë nga intervista:

Erjola Doçi: Big Brother VIP 3 a e ke parë?

Massimiliano: (Vihet në silket) Kam kërkuar që të ndjek diçka, por kam pasur vështirësi në gjuhën dhe se kam ndjekur më pas

Erjola Doçi: E ke parë Heidin duke vënë unazën, u martua…

Massimiliano: Ishte një BBV shumë i mirë me personazhë shumë të fortë dhe shumë energjikë

Erjola Doçi: Kënga e fundit dedikim për Heidin?

Massimiliano: Jo jo, fare. Është eksperienca që kam pasur në Grande Fratelo dhe gjithë misionin që ka pasur

Erjola Doçi: Nëse do të ishe ti finalist dhe Heidi finaliste kush do të fitonte nga ju të dy ?

Massimiliano: Do ta thotë publiku duke votuar.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese