Hapësire reklamuese

Showbiz & Lifestyle

"Kemi konflikte, nuk jetojmë më bashkë", zbardhet kërkesa për divorc e Xhensilës, kushti për Besin: Kujdestari mbi fëmijët dhe pension

Shkruar nga Newsbomb
"Kemi konflikte, nuk jetojmë më bashkë", zbardhet
FotoMontazh: Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj

Këngëtarja Xhensila Myrtezaj kërkon nga Gjykata e Tiranës që martesa e saj me aktorin Bes Kallaku të zgjidhet pa faj, pra me kërkesën e vetme se lidhja nuk funksionon më dhe martesa e ka humbur qëllimin e saj.

Referuar kërkesës në gjykatë, Xhensila ka si kusht të vetëm për bashkëshortin që pas ndarjes t'i lërë kujdestarinë e dy fëmijëve dhe t'i paguajë një pension ushqimor në vlerën e 150 mijë lekëve të vjetra në muaj, për të dy.

Gazetarja Anila Hoxha raporton se gjyqtarja e çështjes Adelajda Gjuzi nuk ka caktuar ende datën e procesit të divorcit mes çiftit të famshëm, pasi e ktheu padinë pas për plotësime shtesë sepse nuk ishte e firmosur nga këngëtarja.

“Paditësja Xhensila Kallaku dhe i padituri Besart Kallaku, kanë lidhur martesë ndërmjet tyre, të cilën e kanë celebruar në datë 13.06.2018, siç vërtetohet edhe nga certifikata e martesës e lëshuar nga Zyra e Gjendjes Civile 381, Njësia Administrative nr. 9. Palët ndërgjyqëse janë njohur me dashuri”, thuhet në padinë e dorëzuar për herë të dytë në gjykatë.

“Paditësja dhe i padituri janë njohur në një moshë shumë të re. Ata kanë ndërtuar marrëdhënien e tyre mbi baza të dashurisë dhe respektit reciprok. Palët ndërgjyqëse kanë filluar të bashkëjetojnë me njëri-tjetrin në vitin 2011, në banesën e prindërve të të paditurit.

Më datë 1 Shtator të viti 2017 palët kanë realizuar martesën faktike. Pas celebrimit të dasmës së tyre, palët kanë filluar bashkëjetesën”, i thuhet gjykatës, sipas Top Channel.

Xhensila i kërkon togave të zeza që ndarja të bëhet pa faj nga asnjë nga bashkëshortët,, por sepse martesa e ka humbur funksionin e saj sepse ata kanë pasur konflikte të vazhdueshme prej dy vitesh dhe vitin e fundit nuk jetojnë më bashkë.

“Marrëdhëniet bashkëshortore kanë qenë të mira dhe harmonike. Në dy vitet e fundit, marrëdhëniet në çift janë acaruar, shkak kanë qenë keqkuptimet e vazhdueshme, të cilat edhe pse me përkushtim nga të dyja palët, nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët për zgjidhje përfundimtare.

Çifti ka rreth një vit që nuk jetojnë më bashkë. Në kushtet që martesa ka mbetur formale nuk funksionon më, dhe ka humbur kuptimin e saj për të cilin është lidhur, paditësja i drejtohet Gjykatës me padi për zgjidhjen e kësaj martese dhe rregullimin e pasojave që vijnë prej saj”, thuhet në padi.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese