Hapësire reklamuese

Showbiz & Lifestyle

"Ke rrahur një femër në mes të lokalit", Gert Ferra akuzon rëndë Laert Vasilin: I pafytyrë! Më ke kërkuar falje në gjunjë

Shkruar nga Newsbomb
"Ke rrahur një femër në mes të lokalit", Gert
Aktori Laert Vasili dhe Gert Ferra

Aktori Gert Ferra është përplasur me tone të larta me Laert Vasilin, lidhur me një ngjarje të ndodhur jashtë shtëpisë së Big Brother Vip.

Ferra e akuzoi Vasilin për një incident të ndodhur jashtë shtëpisë, duke pretenduar se ai kishte dhunuar një grua në një lokal, ndërsa Vasili i mohoi këto akuza duke e quajtur një sulm të pabazuar.

Përplasja verbale u përshkallëzua kur në bisedë u përfshinë edhe emra të tjerë dhe çështje të ndjeshme, duke e bërë situatën gjithnjë e më të tensionuar. Në mes të debatit, moderatori dhe banorët e tjerë u përpoqën të qetësonin situatën.

Pjesë nga debati:

Laert Vasili: Ty nuk të bën mirë pushteti. Ke përmendur emra ëngjëjsh këtu brenda, ke përmendur emra fëmijësh. Kush është emri që fillon me S. Kush është?

Gert Ferra: Vajza e shoqes time.

Laert Vasili: Çtë duhet ty? Ty çtë duhet me fëmijët e botës?

Gert Ferra: Unë e kam mbajtur atë fëmijë në dorë, o djalë i turpshëm.

Laert Vasili: Çfarë të duhet ty?

Gert Ferra: E ke sharë, e ke degjeneruar në mes të lokalit.

Laert Vasili: Ti para meje je ulur në gjunjë dhe më ke kërkuar ndjesë.

Gert Ferra: Kush mor?

Laert Vasili: Ti ti...

Gert Ferra: Ti je totalisht i pafytyrë.

 Laert Vasili: Kjo është e vërtetë, ka edhe dëshmitarë.

Gert Ferra: Ti ke thënë hiqe nga puna..

Laert Vasili: Çfarë po thua?

Gert Ferra: Ti, ti, ti o i sëmurë.

Gerti: Je i pafytyrë totalisht. Ike dhe i the dikujt të më hiqte nga puna.

Ledioni: Ti ke hyrë në Big Brother për të ballafaquar gjithçka që di për Laertin? Sepse çfarë dëgjuam nuk kanë lidhje me Laertin brenda në Big Brother.

Gerti: Erdhi një dron me inicialen…

Ledioni: Iniciale që Laerti i njeh.

Laerti: Janë miq, kolegë të mi të nderuar. Akuzon produksionin.

Gerti: Do ta jap unë skenën ty tani. Ky njeri ndalon pikërisht te ai emër. I dashur Ledion dhe të dashur ju njerëz. Në momentin që ky dëgjoi emrin e Olta Dakut, ky ndaloi. Unë i thashë që nuk është Olta Daku, por është Olta Gixhari. Jo tha ky, është Daku tha tre herë. E përmendi të më intimidonte.

Laerti: Çfarë intimidimi thua?! Të ka sëmurur pushteti i liderit në shtëpi. Është Rozana Radi ajo, jo kjo tjetra. Që kur ke ardhur ke përmendur emra fëmijësh së vegjël.

Rozana: Na ka përmendur baballarë të vdekur.

Gerti: Edhe për atë do flasim.

Rozana: S’ka nevojë. Për babain tim flas vetë.

Gerti: Të njohin botërisht kush je o Laert. Na turpërove more.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese