Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Showbiz & Lifestyle

Kanye West paditet për ngacmim seksual nga një ish-asistente

Shkruar nga Newsbomb
Kanye West paditet për ngacmim seksual nga një ish-asistente
Kanye West - Lauren Pisciotta

Kanye West është paditur për ngacmim seksual dhe shkelje të kontratës nga një grua që ka punuar si asistente e tij për dy vite.

Në një padi, Lauren Pisciotta pretendon se reperi i dërgonte mesazhe të turpshme dhe kryente akte seksuale ndërsa ishte duke folur në telefon me tw.

Po ashtu ajo shton se u pushua nga puna në vitin 2022, por një dëmshpërblim prej 3 milionë dollarësh (2.4 milionë £) nuk u pagua kurrë.  BBC ka kontaktuar avokatin e West për një përgjigje ndaj pretendimeve të saj, por ende nuk ka marrë një përgjigje.

Padia u raportua fillimisht në SHBA nga TMZ, dhe më vonë u konfirmua nga Rolling Stone, The Wrap dhe US Weekly, e cila thotë se dokumentet gjyqësore u depozituan të hënën në SHBA.

Vajza e cila kishte një faqe nw Onlyfans, në padinë e saj thotë se West fillimisht nuk e kishte problem llogarinë e saj në faqen për të rritur, ndërsa më pas i ka kërkuar që ta fshijë në këmbim të një milion dollarësh të tjerë.

Pasi mbylli llogarinë, ajo pretendon se ishte bombarduar me mesazhe të qarta nga West, duke përfshirë video pornografike. Pisciotta gjithashtu pohon se ai masturboi teksa fliste me të në telefon.

Rreth shtatorit 2022, ajo u emërua shefe e personelit për kompanitë e Kanye West, por u pushua papritur dhe se për ketë shkarkim nuk u dëmshpërblye kurrë.

Kjo nuk është hera e parë që reperi akuzohet për sjellje të pahijshme. Nëntorin e kaluar, shumë punonjës të linjës së tij të modës Yeezy i thanë Rolling Stone se ai kishte luajtur filma pornografikë gjatë takimeve të stafit dhe tregoi një fotografi intime të gruas së tij të atëhershme Kim Kardashian në intervistat e punës.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed