Hapësire reklamuese

Showbiz & Lifestyle

“Kanë një biznes bashkë”, ish-banorja e BBV i nxjerr sekretet e jetës private Eglës: Është e martuar në Shqipëri

Shkruar nga Newsbomb
“Kanë një biznes bashkë”, ish-banorja e BBV i nxjerr
Panorama - Egla

Ish-banorja e Big Brother 2, Paloma ka komentuar lojën e banorëve të këtij sezoni të tretë të Big Brother.

Ajo ka qëndruar pak më gjatë te Egla, teksa i ka zbuluar asaj edhe disa detaje nga jeta personale që janë të panjohura për publikun.

Paloma tha se aktorja ka qenë e martuar me një italian në Shqipëri dhe se marrëdhënia e tyre ka marrë fund. Madje ajo shprehet se të dy bashkë kanë pasur një biznes, të cilin Egla vijon ta ketë edhe pas ndarjes. Po ashtu ajo thotë se Egla figuron e martuar në Shqipëri.

Pjesë nga biseda në Breaking” në Top News:

Fjori Dardha: Egla na ka befasuar.

Paloma: Me burrat e saj?

Fjori Dardha: Me burrat? Për njërin është shprehur dhe ka thënë se “kam një dashuri shumë të madhe jashtë”. Është treguar shumë diskrete dhe ka dhënë shumë pak informacione në lidhje me jetën e saj private.

Paloma: Kur Egla flet për dashurinë e saj të madhe jashtë, dikur i thoshte Ilnisës, “dashuria të zbukuron, të zbut, të bën tjetër njeri”, ndërkohë që Egla është mishërimi i fjalëve që e kanë tejkaluar masën. Kështu që një njeri i dashuruar, me një dashuri kaq të madhe jashtë nuk do ishte kaq egërsirë, ku kohët e fundit ka filluar ta tejkalojë aty ku nuk mban më.

Fjori Dardha: Të flasim për dashurinë e saj të madhe.

Paloma: Ajo figuron të jetë e martuar në Shqipëri. Unë di që ka patur një lidhje me një italian të cilët janë ndarë. Ajo gëzon gjysmën e pasurisë së dyqanit, kanë pasur një biznes së bashku, ndoshta e kanë hapur së bashku, ose e ka hapur ai dhe ajo përfiton nga martesa etj me radhë. Kështu që i ka disa burime të ardhurash, por për dashurinë e madhe të këtij shqiptari  ende nuk po… Duhet të takohemi në puntatën e radhës ose të na kishe përgatitur më përpara që të kishim zbuluar ndonjë gjë. Unë di që ka bashkëjetuar me italianin shumë vite bashkë, janë martuar, ka përfunduar martesa dhe Egla gëzon gjysmën e kësaj pasurisë. Lidhjen me shqiptarin ndoshta e ka krijuar tani vonë, por siç e the ti është diskrete.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese