
Pas lindjes së Luna Mari, moderatorja Kiara Tito shpesh ndan detaje nga mëmësia si dhe pyet ndjekëset për situata të ndryshme.
Së fundmi Kiara ka ndarë një Instastiry ku tregon se vogëlushja Luna ka tre orë që qan, ndërsa i ka pyetur fansat për ndonjë ilaç që mund ta qetësojë dhimbjet e barkut të bijës.

“Luna ka 3 orë që qan dhe asgjë nuk e qetëson, si ja keni bërë me kolikat?”– i pyeti Kiara ndjekësit, ndërsa sugjerimet për ilaçe të ndryshme ishin të shumtë. Por ilaçi i Lunës si duket është vetëm Luiz Ejlli. Moderatorja e zbuloi këtë duke postuar një foto ku Luna qëndron në makinë më babin e saj Luiz Ejlli.
“Ilaçi i Lunës”– ka shkruar ajo krahas fotos së të voglës me këngëtarin në makinë.
