
Justin Timberlake ka rënë në prangat e Policisë pasi drejtonte mjetin në gjendje të dehur.
Sipas mediave të huaja mësohet se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në Harbor të Nju Jorkut. Ndërkohë, ylli i muzikës pritet të dalë sot para Gjykatës.
Sipas TMZ, Justin Timberlake kishte shkuar të takonte disa miq në një hotel për darkë dhe ishte larguar në orën 12:30 të mëngjesit me makinën e tij.
Në një intervistë në podcast të Oprah's Master Class në 2023, Timberlake pranoi se në një moment të jetës së tij gjente “ngushëllim” dhe “mbështetje” te alkooli. Sipas tij kjo ishte mënyra e vetme për të përballuar presionin e famës dhe suksesit.
Duke kuptuar se kishte nevojë për ndihmë, ai mori vendimin e guximshëm dhe siç tha aso kohe filloi trajtimin për të hequr “vesin e tij shkatërrues”.