Hapësire reklamuese

Showbiz & Lifestyle

Juli shokon Romeon: Kam bërë aleancë me Heidin, ti je vegla jonë

Shkruar nga Newsbomb
Juli shokon Romeon: Kam bërë aleancë me Heidin, ti je vegla
Romeo Veshaj

Dy banorët më të përfolur të Big Brother VIP, Romeo dhe Jul Deda sërish kanë pasur një debat të fortë ku ky i fundit ka bërë një deklaratë që e ka shokuar disi Romeon.

Jul Deda ka deklaruar se e vetmja aleancë në shtëpinë e Big Brother VIP është mes tij dhe Heidi Bacit.

Romeo nuk e ka pritur aspak mirë këtë deklaratë duke e pyetur disa herë se çfarë po thotë.

Më tej Juli ka vazhduar duke e quajtur aktorin vegël pasi sipas tij ai është përdoruar nga çdo banorë i shtëpisë kryesisht Egla, Heidi dhe ai vetë.

Debati:

Romeo: Unë kam luftuar vetëm që nga fillimi

Juli: Ti ke qenë vegël e Eglës e Heidit  dhe e imja je vegla jonë

Romeo: Ke fakte, frikacak

Juli: Që ta dish ti e vetmja aleancë që unë kam pasur është me Heidi Bacin

Romeo: Me ke?

Juli: Me Heidin

Romeo: Ke pasur ti aleancë me Heidin. Bravo të qoftë!

Juli: Po dhe ti nuk e ke kuptuar kurrë prandaj të them unë që ti nuk kupton nga kjo lojë.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese