Hapësire reklamuese


Showbiz & Lifestyle

Jozi provokon ndjekësit? I qeshur dhe mes miqsh, DEL VIDEO e këngëtarit me grushtin ngritur

Shkruar nga Newsbomb
 
Jozi provokon ndjekësit? I qeshur dhe mes miqsh, DEL VIDEO e
Jozi Marku

Këngëtari Jozi Marku është rikthyer së fundmi në qendër të vëmendjes në rrjetet sociale, por kësaj herë me një video të re, e cila është bërë virale brenda pak orësh, duke ngjallur reagime të shumta nga publiku.

Në pamjet që po qarkullojnë gjerësisht në media, Marku shihet në një ambient në Tiranë, i rrethuar nga miq, ndërsa përshëndet kamerën dhe ngre dorën në formën e një grushti. Ky gjest, është interpretuar nga ndjekësit si provokues dhe i papërshtatshëm, veçanërisht rreth ngjarjeve të fundit.

Reagimet në rrjet nuk kanë munguar. Shumë fansa janë shprehur të zhgënjyer nga kjo paraqitje e artistit, duke e lidhur atë me incidentin e bujshëm që ndodhi në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania 4”.

Kujtojmë se gjatë transmetimit live, Jozi ushtronte dhunë fizike ndaj banorit, Gjestit, një ngjarje që tronditi publikun dhe u komentua gjerësisht në media.

Pas këtij incidenti, emri i Jozi Markut ka qenë vazhdimisht në qendër të diskutimeve, dhe çdo veprim i tij ndiqet me vëmendje të shtuar nga publiku dhe mediat.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese