Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Showbiz & Lifestyle

Jozi e “mbulon” me trëndafila të kuq, Loredana e zhgënjyer ia hedh në pishinë: Tjetër bën e tjetër thotë

Shkruar nga Newsbomb
Jozi e “mbulon” me trëndafila të kuq, Loredana e
Jozi dhe Loredana

Gjatë mbrëmjes së sotme në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania 4”, vajzat janë “mbuluar” me trëndafila të kuq.

Ish banori i asaj shtëpie Jozefin Marku i ka nisur Loredanës një tufë me trëndafila të kuq dhe një letër, një simbol për t’i shprehur dashurinë dhe besnikërinë tij jashtë shtëpisë.

Por, modelja e zhgënjyer nga deklaratat e fundit, e ka refuzuar duke hedhur trëndafilat në pishinë, ndërsa letrën e ka grrisur.

Nuk ishin fjalët që prisja, nuk ishte përgjigjja që doja. Nuk është gjithçka lojë, nuk janë fjalët që doja sot. Shumë e vështirë për të kuptuar gjendjen e tjetrit. Faleminderit Jozit për lulet, po nuk janë lulet, janë fjalët. Nuk kam nevojë për lulet, por për diçka tjetër. E kam hallin diku tjetër. Tjetër bën, tjetër thotë, është shprehur ajo.

Sakaq, në letrën e dërguar shkruhej që të vazhdonte ashtu siç ishte, duke i rikujtuar asaj që asnjë banorë nuk do t’i shoh bashkë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese