Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Showbiz & Lifestyle

“Jo të gjithë kalojmë periudha të bukura”, Xhensila Myrtezaj dedikim në mes të koncertit: Duhen njerëzit e duhur në krah

Shkruar nga Newsbomb
“Jo të gjithë kalojmë periudha të bukura”,
Xhensila Myrtezaj

Këngëtarja Xhensila Myrtezaj prej disa muajsh është në qendër të vëmednjes publike për shkak të divorcit me Bes Kallakun si dhe performancave me format trupore bombastike në koncertet.

Së fundmi, Xhensila gjatë performancës në një nga lokalet e natës është ndalur në një moment për t’i dedikuar disa fjalë zemre psikologes së saj e cila ishte e pranishme.

Këngëtarja e falenderoi publikisht duke thënë se e ka ndihmuar në momentet e saja të vështira, veçanërisht gjatë periudhës së shtatzënisë, ku si shprehet dhe Xhensila ka qenë një kohë e vështirë.

“Dua të bëj një monolog të vogël. Ndodh ndonjëherë që jo të gjithë kalojmë periudha të bukura, por e rëndësishme është që të kesh njerëzit e duhur në krah. Adelina të falënderoj shumë zemër, për gjithçka, për gjithë suportin që më ke dhënë në të gjithë rrugëtimin tim dhe gjatë gjithë shtatzënisë sime. Ishe një krah i fortë, faleminderit shumë”, - tha këngëtarja.

E emocionuar nga kjo deklaratë e papritur, psikoterapistja Adelina Pjetra publikoi videon në rrjetet sociale.

 “Faleminderit Xhensila Myrtezaj, ishte një surprizë e bukur, nuk e prisja”, - shkruan ajo krah videos.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese