Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Showbiz & Lifestyle

"Jo shpulla, por më kanë rrahur", rrëfehet Lisi: Ish-të dashurat e mia kanë qenë si burra

Shkruar nga Newsbomb
"Jo shpulla, por më kanë rrahur", rrëfehet Lisi:
Ish banori Elvis Myrta

Gazetari Elvis Myrta, ish-banor i shtëpisë së "Big Brother VIP" këtë edicion, ka rrëfyer eksperiencën e tij atje, por ka folur dhe për jetën e tij para se të bëhej pjesë e formatit.

Në një moment të bisedës, i pyetur në emisionin “Glamour Zone” ai tregoi me humor se të dashurat e kanë rrahur.

Ester Bylyku: Femrat, kur nervozohen ndonjëherë ndodh edhe që të të qëllojnë me shuplakë, lehtë. A të ka ndodhur ty?

Elvis Myrta: Më ka ndodhur po, ish-të dashurat e mia kanë qenë si burra. Nuk më kanë qëlluar me shuplakë, por më kanë rrahur, “fut e bjer” (qesh).

Lisi ka komentuar dhe marrëdhënien Meriton-Ilnisa. Ai ka thënë se kur ka dalë nga shtëpia ka dëgjuar disa të tundura krevati, që sipas tij tregojnë se çifti që gjeti dashurinë brenda shtëpisë ka kryer marrëdhënie në "Big Brother".

Ester Bylyku: Më trego një sekret për Meriton Mjekiqin...

Lisi: Mendoj që ai vërtetë e do Ilnisën. Kur kam dalë nga shtëpia kam dëgjuar disa të tundura krevati. Tani, nëse ka arritur në atë pikë, do të thotë që vërtetë e do.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese