Ben Affleck dhe Jennifer Lopez kanë arritur një marrëveshje përfundimtare për divorcin e tyre.
Sipas TMZ, çifti ka rënë dakord që të ndajnë pasurinë e fituar individualisht gjatë martesës, pa pasur asnjë angazhim financiar ndaj njëri-tjetrit.
Aksionet që Ben Affleck ka në kompaninë e tij të produksionit, Artists Equity, do të mbeten të tijat, ashtu siç do të mbajë JLo pasurinë nga projektet e saj personale. Kjo arrin një marrëveshje që vepron në mënyrë të ngjashme me një kontratë paramartesore, pasi asnjë prej tyre nuk kishte nënshkruar një të tillë para martesës.
Sa i përket pasurisë së përbashkët, çifti ka rënë dakord për shtëpinë luksoze që blenë për 61 milionë dollarë, por klauzolat rreth këtij marrëveshjeje mbeten konfidenciale. Shtëpia është aktualisht në shitje, por deri tani nuk ka pasur asnjë blerës.
Një tjetër detaj i rëndësishëm është se Jennifer Lopez ka vendosur të heqë dorë nga mbiemri "Affleck" dhe do të rikthehet te emri i saj i mëparshëm, Jennifer Lynn Lopez.
Ky është zhvillimi i fundit pas një periudhe të gjatë diskutimesh që ka nisur që në muajin gusht të vitit të kaluar. Pas pesë muajsh negociata, marrëveshja e divorci është arritur dhe gjithçka duket se ka përfunduar pa komplikime të mëtejshme.