Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Showbiz & Lifestyle

Janë ndarë apo s’janë ndarë? Sara Hoxha bën lëmsh rrjetin me deklaratën për Ledrin

Shkruar nga Newsbomb
Janë ndarë apo s’janë ndarë? Sara Hoxha bën
Sara dhe Ledri

Janë ndarë apo s’janë ndarë? Do të bashkohen apo janë bashkuar? Shumë aludime, shumë thashetheme. Madje së fundmi në rrjetet sociale po flitet për një ribashkim të çiftit, kjo pasi këngëtari ka  rikthyer në Tik-Tok e tij videoklipin e këngës ku ishte dhe Sara. Ndërkaq, edhe në “Instagram”, ata ndiqen me njëri-tjetrin.

Sara së fundmi ka zhvilluar një intervistë për “n’Audi” për Isli Islamin, ku është pyetur në lidhje me jetën private.

Ajo tha se mirëkupton kuriozitetin e njerëzve, por që nuk mund të thoshte asgjë më shumë, pasi si duket as vet nuk e di ende përgjigjen e saktë.

Isli Islami: Çfarë të bezdis më shumë: një pyetje e pashmangshme që ti e di që do të të bëhet me patjetër apo kurioziteti i publikut, i njerëzve që duan të dinë gjithçka rreth jetës tënde private, sa më shumë detaje?

Sara Hoxha: Shiko, njerëzit me të drejtë janë kuriozë dhe unë jam shumë e lumtur për këtë gjë se në fund të fundit është diçka shumë e mirë. Por unë mendoj që disa gjëra duhet të mbeten pak…

Isli Islami: Më private.

Sara Hoxha: Më private dhe sidomos kur janë gjëra kur ti akoma nuk je e qartë me veten tënde dhe nuk di çfarë përgjigjeje t’i japësh, por unë mendoj që çdo njeri ka të drejtën të mbajë diçka për vete ashtu siç mendoj që edhe njerëzit e tjerë duhet ta respektojnë deri diku këtë vendim, duke të përfshirë edhe ty.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese