Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Showbiz & Lifestyle

"Jam totalisht i thyer", Blero flet për tradhtinë dhe ndarjen nga Afrona: Është e rëndë… 

Shkruar nga Newsbomb
"Jam totalisht i thyer", Blero flet për tradhtinë dhe
Blero dhe Afrona Dika

Këngëtari i njohur Blero ka qenë i ftuar këtë mbrëmje në emisionin “Se luan topi”, ku hapi zemrën lidhur me jetën e tij personale.

Ish-partnerja e tij, Afrona pati mundësinë që të pyeste Bleron për mënyrën si e sheh një lidhje dashurie nga prespektiva e tij. 

"Unë po jetoj një jetë më ndryshe sesa vitet më herët dhe sot viteve të fundit, ndarjet janë më të shpeshta sepse njerëzit nuk janë shumë të dedikuar në një lidhje sepse në një lidhje nuk duhet të jesh 50 me 50, në lidhje duhet të jesh 100% me 100%. Rrjetet sociale, lakmia, jeta false që bëjnë, gjenerata e sotme funksionin ndryshe dhe ndodhin tradhtitë," tha Blero. 

Pjesë nga biseda:

Blero: Unë jam tip që jap shumë prej vetes sime, unë kur jap shumë jap gjithçka, dhe kur dikush nuk e bën të njëjtën gjë, unë lëndohem shumë. Lëndohem aq shumë saqë jam totalisht i thyer.

Afrona: A është një gjë që pyet veten, nga vijnë këto ndarjet, a dorëzohen shumë shpejt çiftet në kohën e sotme, ndodhin shumë tradhti. Si e sheh sot ti një lidhje.

Blero: Unë po jetoj një jetë më ndryshe sesa vitet më herët dhe sot viteve të fundit, ndarjet janë më të shpeshta sepse njerëzit nuk janë shumë të dedikuar në një lidhje sepse në një lidhje nuk duhet të jesh 50 me 50, në lidhje duhet të jesh 100% me 100%. Rrjetet sociale, lakmia, jeta false që bëjnë, gjenerata e sotme funksionin ndryshe dhe ndodhin tradhtitë.

Erjona Rusi: Ty të kanë tradhtuar ndonjëherë?

Blero: Po.

Erjona Rusi: Po ti vetë?

Blero: Po.

Erjona Rusi: Kur është më keq?

Blero: Kur të tradhtojnë. Por realisht është edhe më keq kur vetë tradhton. Është ndërgjegjia. Ajo është e rëndë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese