
Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova” Xheneta Fetahu ka thyer heshtjen dhe ka folur për herë të parë për ish-partnerin e saj Gjestin dhe të gjitha ndodhitë e kohëve të fundit, që nga dhënia fund e raportit mes tyre deri tek afrimiteti i tij me Eglin në BBVA.
Në një intervistë për gazetarët Jehona Bajrami dhe Kron Sadiku, Xheneta është shprehur e shokuar dhe e lënduar nga veprimet e Gjestit, i cili dikur prentedonte se ishte i dashuruar me Xhenetësn, ndërsa tashmë është hedhur në krahët e një vajze tjetër, siç është shprehur ajo.
Teksa thotë se nuk ka patur asnjëherë besim tek ndjenjat e tij, Xheneta shprehet se ajo nuk do të ketë kurrë kontakt me Gjestin teksa i uron më të mirat.
“Jom e shokume edhe zhgënjyme e lënduar veç për faktin se kom pas dyshime në raport me te. Ndjenjat e tij ndaj meje nuk kanë qenë të sinqerta nëse një person dashuron nuk munet mas 10 dite me shku mi ba të njëjtat gjëra si me mu. Loja është e përsëritur më vjen keq nëse edhe një femër bie viktimë sikur une. Qekjo më bën të lëndume, edhe kur vendosa mos mi dhan shanse nuk ka pas asnjëherë qëllimin mem dhan siguri brenda meje.
I kam parë të gjithë lajmet. Më vjen keq për njerëzit që mendojnë se unë i shfrytëzoj për famë. Në asnjë story nuk ka mu përmend emri i tij. Ishalla e shoh sa më lart. Kur ai e ka mbyll lidhjen me mu edhe e ka përmend “u kry çdo sen” nuk ka pas nevojë më përmend në një format tjetër. Nuk i besoj aspak dhe është personi i fundit që mundet me pas kontakt me mu”.