Hapësire reklamuese

Showbiz & Lifestyle

“Ishte shumë traumatike”, Amos Zaharia flet për divorcin e Elias me Princ Lekën

Shkruar nga Newsbomb
“Ishte shumë traumatike”, Amos Zaharia flet për divorcin e
Aktori Amos Zaharia

Amos Zaharia ka folur për divorcin e së motrës, Elia Zaharias me Princ Lekës dhe gjithë debatin e dhunshëm që ish-bashkëshortët patën.

Ai tha se situata tashmë është më e qetë, teksa përplasjen mes palëve e quajti situatë shumë traumatike. Aktori po ashtu shtoi se koha po i shëron plagët.

“Ishte një gjë e pakëndshme, por që do bëjë të vetën dhe do të kalojë. Gjendja është qetësuar tani. Kur erdhi ‘dallga’, ‘cunami’, erdhi si shumë traumatike, por koha rregullon çdo gjë”, u shpreh ai në “Cherry on Top”.

Më 15 Janar të këtij viti ishte vetë Elia e cila konfirmoi se ajo dhe Princi vendosën bashkërisht të kërkojnë zyrtarizmin e divorcit.

“Kurrsesi nuk do kisha zgjedhur për vajzen time të rritej me prindër të ndarë, por ndonjëherë ndarja qënka e vetmja rrugëzgjidhje! Ajo ç’ka ka më shumë rëndësi, është që vogëlushja ime ta përjetojë këtë moment sa më lehtë të jetë e mundur!”, shkruante ndër të tjera Elia Zaharia.

Ndërsa, Princi nga ana tjetër tha se martesa me Elian kishte humbur funksionin.

“Me anë të këtij postimi ju komunikoj zyrtarisht se LTM Princ Leka dhe Elia Zaharia kanë rënë dakord që martesës së tyre t’i jepet fundi. Duke qenë se martesa ka humbur funksionin e saj, kanë parë të udhës ta zgjidhin atë me pëlqim reciprok duke filluar procedurat e nevojshme ligjore.

Pavarësisht besimit tek instituti i familjes, LTM Princ Leka II beson se vlerat e respektit dhe mirëkuptimit reciprok përbëjnë bazën e marrëdhënies në vijimësinë e saj, që do të ketë si motiv rritjen dhe edukimin e LMS Princeshës Geraldinë!!!”, shkruhej në njoftimin zyrtar nga Oborri Mbretëror në faqen zyrtare të Princ Lekës.

Gjërat morën tjetër drejtim, pas videos së bërë virale në rrjetet sociale, ku çifti pati një përplasje të dhunshmë në Oborrin Mbretëror dhe tashmë Princ Leka dhe Elia Zaharia janë pajisur me urdhër-mbrojtje për 6 muaj ndaj njëri-tjetrit. Si rrjedhojë si Princi po ashtu dhe Princesha nuk duhet t’ i afrohen njëri-tjetrin më shumë se 5 metra.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese